Jo shumë aktivitete në Kosovë sot, ja çfarë pritet të ndodh

Ja çfarë pritet të ndodh sot në Kosovë.

Lajme

16/03/2019 07:52

Kolegji “Mehmet Akif” organizon edicionin e dhjetë me radhë të garës në gjuhën angleze në nivel kombëtar. Për komunën e Prishtinës, testi do të mbahet në shkollën ISP (International School of Prishtina). (Lagjja “Marigona Rezidencë”, Prishtinë)

11:00

Jepet shfaqja për fëmijë “Mustaqoshi Larosh”. (Teatri “Dodona”, Prishtinë)

11:00

Banorët e fshatrave Bablak, Tërrn, Koshare dhe Luboc të Ferizajt, do të protestojnë me kërkesë asfaltimin e rrugës. Ata do të bllokojnë rrugën në kryqëzimin e rrugës Babush i Ri. (Magjistralja Prishtinë-Ferizaj).

12:00

Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari-Lila dhe nënkryetari Reshat Nurboja do të mbajnë konferencë për medie. (Selia e partisë, Kompleksi Qafa).

13:30

Nisma Socialdemokrate mban Kuvendin Zgjedhor të Rinisë. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë, Prishtinë).