“Jo e drejtë”: Deputeti i Kuvendit paguhet 3 herë më shumë se sa një polic që shkon në veri
Mbi 1700 euro i merr rrogë një deputet i Kosovës, ndërsa një polic i njësisë speciale pak më shumë se 600 euro. Deputeti duke shkuar nëpër komisione, paga e tij mujore e kalon shifrën 2000 euro, ndërsa policëve ua kanë larguar edhe shtesat e rrezikshmërisë, shkruan lajmi.net. Kjo nënkupton që një polic i Njësisë Speciale…

Lajme
Mbi 1700 euro i merr rrogë një deputet i Kosovës, ndërsa një polic i njësisë speciale pak më shumë se 600 euro.
Deputeti duke shkuar nëpër komisione, paga e tij mujore e kalon shifrën 2000 euro, ndërsa policëve ua kanë larguar edhe shtesat e rrezikshmërisë, shkruan lajmi.net.
Kjo nënkupton që një polic i Njësisë Speciale merr rrogë 3 fish më pak se sa një deputet i Kuvendit të Kosovës.
Për lajminet net ka folur kreu i sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri.
Ai ka folur për kategorizimet e policëve brenda organogramit dhe hierarkisë së tyre.
Zeqiri po ashtu ka dhënë detaje në lidhje me pagesat e policëve dhe detyrat që i kanë ata kur janë në detyrë./Lajmi.net
Për më shumë shihni videon!