JLo e kaloi 8 marsin në plazh, la të gjithë pa tekst me format trupore

JLo sërish ka dëshmuar se është shembull që duhet ndjekur nga gratë.

ShowBiz

09/03/2019 11:57

JLo në Diën Ndërkombëtare të Gruas bëri plazh bashkë me partnerin e saj, Alex Rodriguez dhe fëmijët, shkruan lajmi.net.

Partneri i këngëtares ka ndarë me ndjekësit një fotografi të re në Instagram, në të cilën shfaqet krah saj.

Jennifer Lopez dukej në top-formë e veshur me bikini, ndërsa në fokus të fotografisë ishin të pasmet bombastike të saj.

Për ndryshe, përveç muzikës, ajo është shumë e angazhuar edhe në profesionin e saj të dytë, aktrimin. /Lajmi.net/