Jimmy Kimmel i del në mbrojtje Dua Lipës pas kritikave për monologun

Jimmy Kimmel ua mbyll gojën kritikuesve të Dua Lipës.

ShowBiz

15/08/2020 14:54

Dua Lipa gjatë kësaj jave mori një detyrë interesante, që ishte udhëheqja e emisionit të famshëm “Jimmy Kimmel Live”, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka dhënë një monolog në këtë emision, ndërsa po ashtu ka bashkëbiseduar edhe me të moshuarit.

Në bashkëbisedim me të moshuarit, Duan disa nuk e njihnin fare, madje i dhanë kritika në sy edhe për veshjen.

Ajo pranoi disa kritika për monologun që e dha në emision, një komentues shkruan “Gratë ende nuk janë qesharake”.

Ndërsa, Kimmel i doli në krah Duas duke iu përgjigjur “Nëse dikush do ju fliste juve të paktën një herë në ditë, nuk do të mendoni kështu”.

Megjithatë, jo gjithëkush ka mundësinë që të zë vend si prezantuese në një emision siç është ai i Jimmy Kimmel. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/tv/CDvGRFoFgaZ/?utm_source=ig_embed