“Jihad Jane” në pritje të dënimit

21:18 | 2 Janar 2014

Jihad Jane

Colleen LaRose, e njohur si \”Jihad Jane\” pritet ta mësojë javën e ardhshme masën e dënimit të saj ndaj akuzave për terrorizëm. Sado që ka bashkëpunuar, autoritetet amerikane nuk duken të gatshme ta lënë të lirë të akuzuarën për terrorizëm.

Gruaja nga Pennsylvania e cila e quante veten Jihad Jane dhe një bashkëpunëtore e re nga Maryland u ofruan “ndihmë të theksuar” autoriteteve amerikane në disa hetime kundër terrorizmit, por ato ende përbëjnë kërcënim për publikun, thanë prokurorët në gjykimin e këtyre rasteve.

Prokurorët thonë se Colleen LaRose, 50 vjeçare, duhet të dënohet me “dekada prapa grilave” për rolin e saj për vrasjen e dështuar në vitin 2009 të Lars Vilks, një artist suedez i cili ofendoi shumë myslimanë duke e karikaturuar Profetin Muhamed në kokën e një qeni.

Pas disa viteve shtyrjeje, shtetasja amerikane LaRose pritet që të dënohet të hënën në Philadelphia. Një seancë e njëjtë dëgjimore për Mohammad Hassan Khalid, personin më ët ri të akuzuar ndonjëherë për terrorizëm, është caktuar të mbahet të martën.

Lars Vilks, artisti ndaj të cilit qe organizuar atentat në vitin 2009

 

Udhëzimet e SHBA’ve për LaRose thonë se ajo duhet ta marrë një dënim me burg të përjetshëm, ndërsa për Khalid, i cili tani është 20 vjeç, parashihet një burgim prej 15 vjetësh. Marrë parasysh bashkëpunimin e tyre, prokurorët kanë kërkuar që LaRose të dënohet “me disa dekada”, ndërsa Khalid me “më pak se 10 vjet”.

Në deklaratën përfundimtare të dhënë këtë javë, autoritetet amerikane përsëritën atë që thanë kur arrestimi LaRose u bë publik në vitin 2010- se gjinia e saj, flokët bionde, tingulli teksasian dhe sytë e gjelbër e bëjnë rastin e saj të rëndësishëm sepse ajo nuk u përshtatet stereotipeve të një terroristi islamik.

“Lajmi për arrestimin e LaRose u shpërnda në gjithë perëndimin, dhe njerëzit e mësuan se fytyra e kërcënimit terrorist kishte ndërruar përgjithmonë”, kanë shkruar prokurorët Arbittier Williams dhe Matthew Blue.

Karikatura e piktorit suedez kishte nxitur protesta nga mbarë bota muslimane, sikur kjo në foto e mbajtur në Bangladesh

 

“Bota po shikon dhe ky dënim paraqet një mundësi të rëndësishme për ta përçuar një porosi të fuqishme te njerëzit e tjerë të vetmuar dhe të prekshëm të cilët mund të jenë mashtruar nga fama dhe nderi i ekstremizmit online”.

Në një raport të vitit 2012, Reuters shkruante për jetën e turbullt të LaRose përpara se ajo të konvertohej në islam” dhunimi në fëmijëri nga babai biologjik, prostituimi si e re, abuzimi me droga të rënda dhe martesa të dështuara. LaRose ka thënë se sulmet seksuale nga babai i saj, të konfirmuara nga të dhënat konsifenciale të gjykatës, kishin filluar kur ajo ishte në klasën e dytë.

“Kam përjetuar shuam gjëra të cilat do të duhej të më kishin vrarë”, thoshte LaRose në një intervistë ekskluzive nga burgu, në vitin 2012.

Në vitin 2009, LaRose ndoqi një instruksion nga një operativ i Al Qaeda në Pakistan dhe fluturoi në Europë për të qenë pjesë e aksionit të vrasjes së artistit suedez. Por pas gjashtë javësh, shumica në Irlandë, LaRose u frustrua me ritmin e aksionit dhe u kthye në Philadelphia ku u arrestua.

Ali Damache, stërvistëi i dyshuar i saj, mbetet në burg në Irlandë, duke luftuar një ekstradim për në SHBA ku e presin akuzat për terrorizëm. Jamie Paulin Ramirez, i cili fluturoi nga Colorado për t’u martua me Damache në Irlandë, u gjet fajtore në akuzat për terrorizëm. Ajo mund ta marrë dënimin të mërkurën.

Pasi pranuan fajësinë, LaRose dhe Khalid u takuan më shuam se 20 herë me autoritetet amerikane, për t’u dhënë informacione rreth caqeve të shumta. Në veçanti, autoritetet përmendën të dhënat e fituara për propagandën dhe rekrutimet e Al Qaedas.

Ndërsa, viktima e synuar tha në vitin 2012 se LaRose ka qëndruar mjaft në burg. “Ata duhet ta lënë të shkojë”, kishte thënë artisti Vilks.