Jevtiq në Drenicë: Nuk do të heqim dorë nga mbetja dhe qëndrimi në Kosovë

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq, në aktin e prerjes së shiritit përurues të objektit parashkollor “Maja” në Bajë, fshat i banuar me serbë, tha se “nuk do të heqim dorë nga mbetja dhe qëndrimi në Kosovë”,

Lajme

17/12/2016 08:29

Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq, ka përuruar objektin e ri parashkollor “Maja” në Bajë të Skenderajt, një fshati i banuar 98 për qind me serbë, të premten. Jevtiq ka thënë se duke investuar në çerdhe fëmijësh, investohet në të ardhmen.

“Pas një viti që kemi premtuar, sot kemi arritur ta bëjnë realitet premtimin që këtu ta hapim vërtet një objekt të bukur, i cili para së gjithash plotëson të gjitha ato nevoja që fëmijët normalisht të qëndrojnë në të, të edukohen dhe të rriten sikurse edukohen dhe rriten edhe bashkëmoshatarët e tyre në vendet e tjera. Në këtë mënyrë kemi dërguar mesazhin që nuk do të tërhiqemi për të qëndruar dhe për të mbetur në këto hapësira dhe do të vazhdojmë të investojmë në gjithçka që është për të ardhmen, ndërsa e ardhmja është ndërtimi i objekteve të tilla dhe dhënia e mundësisë fëmijëve që të kenë kushte normale për edukim dhe për gjithçka që jetën e tyre e bëjnë normale dhe të dinjitetshme në kohën që po jetojmë”, ka thënë ministri Jevtiq.

Ai shtoi se e gëzon fakti që në Syriganë, një fshat i ndarë në dysh (shqiptarë dhe serbë), në të cilin jetojnë 20 familje serbe dhe në Bajë, e cila është e banuar 98 për qind me serbë, ka 90 fëmijë parashkollorë./Zeri.info/