Jetullah Gashi dekorohet me urdhrin “Heroi i Kosovës”

Presidenti, Hashim Thaçi, e ka dekoruar Jetullah Gashin me urdhrin “Heroi i Kosovës” për sakrificën dhe trimërinë e treguar në luftë.

Lajme

16/08/2019 12:01

Gashi i njohur si Komandant ‘Drenica’ dhe Komandat ‘Jeta’ mbante dy nofka.

“Me urdhrin “Heroi i Kosovës” sot kam dekoruar luftëtarin e lirisë, Jetullah Gashin për sakrificën dhe trimërinë e treguar në luftë. Gashi i njohur si Komandant “Drenica” dhe Komandant “Jeta” mbante dy nofka shumë domethënëse të përbashkuara në një qëllim – çlirimin e Kosovës”, ka shkruar Thaçi. /Lajmi.net/