Jetoi 152 vite duke konsumuar këtë pije

Hirra është produkt konsumi shumë i shëndetshëm i përdorur shumë edhe në mjekësinë e vjetër. Atë madje Hipokrati ua ka propozuar edhe pacientëve të tij.

Bota

05/06/2015 22:09

Edhe doktori me famë botërore Paavo Ariola u thoshte pacientëve të tij ta konsumojnë hirrën për jetëgjatësi dhe mbarëvajtje sa më të mirë të proceseve të organizmit.

Këtë recetë e ka përdorur edhe Thomas Parr i cili jetoi 152 vite, madje ai e konsumonte recetën e përbërë nga hirra çdo ditë, transmeton Klan Kosova.

Hirra është e pasur me rreth 1 për qind proteinë e 93 përqind ujë. Ajo përmban shumë elemente shëndetësore si potasium, sodium, fosfor, hekur, magnez, zink, kobalt dhe vitamina të tjera duke i shtuar këtu edhe enzimet dhe aminoacidet.

Pacientët që vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë u propozohet që të konsumojnë këtë pije e cila ndryshe quhet pija e mrekullive.

Kjo pijë bën pastrimin e toksinave nga organizmi, dhe ngadalëson përhapjen e tyre në organizëm.

Hirra përmban edhe shumë antioksidantë të cilat ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve me gjëndrën tiroide, inflamacionet kronike, kancerin, sklerozën multiple dhe Parkinsonin