Jeta në SOS Fshatin e fëmijëve

Disa u braktisën nga ata që i sollën në jetë, e të tjerë nuk patën mundësi t’i mbanin ata. Ata ende nuk e kanë mësuar se çfarë në të vërtet do të thotë të kesh një familje të vërtetë, shumë nga ta nuk kanë parë më shumë se një herë prindërit e tyre biologjik. Jeta u fillojë pa ngrohtësinë e nënës, dhe fjalën nënë e baba nuk e mësuan si duhet.

Lajme

07/02/2016 08:12

 

Por, pavarësisht kësaj, shpresa dhe mundësia që ta jetojnë atë që Zoti ua dha, nuk i privon nga frymëmarrja e lirë. Ata përkundër që u braktisën, gjetën një shtëpi nga ku mund të mësojnë pwr jetwn.

Familja që gjetën është e krijuar jo nga lidhja e gjakut por nga dashuria, humanizmi, kujdesi dhe lumturia që bënë të kalojë ndoshta edhe fuqinë e lidhjes së gjakut.

SOS Fshati i Fëmijëve në Prishtinë, është streha që ofron familje dhe jetë në frymën e kujdesit familjar, për fëmijët që fati deshi që për dallim nga të tjerët ata të kenë nga dy familje.

Kujdesi i shtuar, dashuria, mbështetja, janë ato që një fëmijë i ka gjithmonë në SOS Fshatin e Fëmijëve në Prishtinë, të cilat ofrohen nga nëna dhe motrat e vëllezërit të cilët jetojnë në një çati.

Familja e krijuara nga kjo organizatë nuk dallojnë nga familjet biologjike. Në to ka gëzim, lumturi,vështirësi apo edhe grindje në mes të fëmijëve për ndonjë lodër.

SOS Fshati i Fëmijëve në Prishtinë është vendi që bëhet shtëpi dhe familje për fëmijë pa përkujdesje prindërore, të cilët këtë kujdes e kanë humbur për shkaqe të ndryshme.

“Fshati” është shtëpia e përkujdesjes së mirë dhe pa rezervë për fëmijët e braktisur që në vegjëli.

11 fëmijë të moshës 0 deri 3 vjeçar janë pjesë e kësaj shtëpie. Ata qëndrojnë aty deri në 1 vit në pritje të adoptimit nga çiftet që duan të shtojnë familjet e tyre.

Në një intervistë për KosovaPress udhëheqja e Kujdesit Alternativ në SOS Fshatin e Fëmijëve, Ariana Shala tregoi se gjatë vitit 2015 në këtë organizatë janë pranuar 4 fëmijë të braktisur nga prindërit biologjik, ndërsa 8 fëmijë janë bërë pjesë e familjeve të cilat i kanë adoptuar ata.

Mirëpo, fëmijët t ë cilët bëhen pjesë e SOS Fshatit për shkak të pakujdesit prindëror nuk jepen në adoptim por familjen e gjejnë në këtë fshat. E veçanta e kësaj familje është se përveç fëmijëve dhe nënës nuk përbëhet edhe nga një baba.

Shala deri sa tregoi se fëmijët në këto familje kanë kujdes 24 orësh nga e ashtuquajtura SOS nëna, ajo për KosovaPress tregoi edhe mënyrën e krijimit të një familje në SOS Fshatin e fëmijëve.

“SOS Fshati i Fëmijëve ofron përkujdes të tillë duke krijuar një familje, në këtë rast punësohet një nënë, një grua e cila kalon procedura strikte të rekrutimit, trajnime të ndryshme dhe pasi që t’i kalojë këto procedura asaj i besohen 6 fëmijë dhe ajo kujdeset për ata 6 fëmijë sikurse një nënë biologjike. Aktualisht i kemi 7 SOS familje të tilla. Pra, SOS familja përbëhet prej një SOS nëne, SOS tezes e cila e ndihmon nënën në nevoja dhe çka do që ka rreth fëmijëve dhe shtëpisë, dhe gjashtë fëmijë. SOS nëna e kryen rolin e nënës biologjike “, tha Shala.

Ajo gjithashtu tregoi se në mënyrë që fëmijëve t’u ofrohet një jetë dhe familje si ajo biologjike, gjashtë familje të krijuara nga SOS Fshati tanimë jetojnë në komunitet, në shtëpi të ndara që gjenden në lagjet afër SOS Fshatit.

Fëmijët të cilët janë pjesë e SOS Fshatit sipas udhëheqëses së Kujdesit Alternativ në këtë organizatë, përgatiten dhe trajnohen në mënyrë që tu ofrojnë ndihmë dhe njohuri moshatarëve të tyre të shkollave fillore, në lidhje me të drejtat dhe përgjegjësitë e fëmijëve.

“Në kuadër të SOS Fshatit të Fëmijëve kemi politikën për mbrojtjen e fëmijëve, e cila është njëra prej shtyllave të SOS Fshatit të Fëmijëve. Në kuadër të kësaj kemi një grup të fëmijëve tanë dhe fëmijëve të cilët quhen trajner, do të thotë janë trajnerë për bashkëmoshatarë, ku ofrojnë trajnime për të drejtat dhe përgjegjësitë e fëmijëve, për nevojat e ndryshme, për abuzimet e ndryshme, për mënyrën si referohet, si drejtohet një ankesë. Në vitin e kaluar kemi mbajtur trajnime në kuadër të projektit për evokim. Ky grup i trajnerëve ka mbajtur trajnime për fëmijët, bashkëmoshatarët e tyre të shkollës “Selman Riza” në Fushë Kosovë dhe kanë trajnuar diku rreth 100 fëmijë të tjerë rreth të drejtave dhe përgjegjësive të tyre por edhe të evokimit për të drejtat e tyre”, tha Shala.

Me qëllim të ofrimit të kujdesit dhe mundësive për një jetë më të mirë dhe zhvillim të tyre, fëmijët e këtij fshati pas moshës 14 vjeçare kalojnë në të ashtuquajturën Shtëpia e Rinisë. Shala tha se pavarësisht se fëmija kalon në këtë shtëpi ai nuk i shkëput lidhjet me SOS nënën dhe pjesën tjetër të familjes, derisa shtoi se në Shtëpinë e Rinisë punohet në mënyrë individuale me fëmijën në mënyrë që të shihen potencialet e tij, nga një staf psiko-pedagogjik, ku fëmija ndihmohet në orientimin e tij profesional.

“Në këtë rast stafi psiko-pedagogjik përbëhet prej psikologut, pedagogut, punëtorit social, të cilët i ndihmojnë Sos familjes në vazhdimësi dhe Shtëpisë së Rinës, do të thotë komplet kujdesit alternativ, që ata fëmijë dhe SOS familja të jenë më kompakte dhe të tejkalojnë çfarë do sfida apo gjëra të cilat ata mund t’i kenë. Në kuadër të planit individual të zhvillimit bëhen identifikimet për secilin fëmijë, në të njëjtën kohë bëhet mandej një plan i trajnimeve dhe aktiviteteve të ndryshme, të cilat do t’u afrohen fëmijëve , duke përfshirë trajnime të ndryshme rreth orientimit profesional , në këtë rast që është pikë shumë e rëndësishme me qenë se ndihmohet çdo herë qysh prej fëmijërisë të identifikohen cilat janë aftësitë, shkathtësitë që ai fëmijë ta gjejë vetën e tij në kuadër të shkathtësive të tij të zhvillojë edhe të orientohet në profesion, gjë që iu ndihmon shumë”, shtoi ajo.

Kur këta të fëmijë rriten dhe mbërrijnë moshën 18 vjeçar, prapëseprapë SOS Fshati nuk “heq” dorë nga ta, ngase nuk konsideron se ka përfunduar çdo gjë përderisa nuk vlerësohet pavarësimi i plotë i fituar nga këta të rinj me aftësimin e tyre profesional. Në procesin e pavarësimit, siç tregoi Shala, fëmija kalon edhe në një program të gjysmë pavarësimit. Sipas saj të rinjtë të cilët janë në gjysmë pavarësim quhen atëherë kur ata janë në përfundim të studimeve ose i kanë përfunduar studimet, dhe janë të punësuar qoftë më orar të plot ose me gjysmë orari.

Pas kalimit të fazës së gjysmë pavarësimit Shala bëri të ditur se ekziston edhe programi i pavarësimit, ku i riu gradualisht përgatitet që të jetojë jetën i pavarur. Për të arritur pavarësinë e plotë, ky program i ofrohet të riut për tre vjet me radhë duke e mbështetur atë financiarisht.

Viti i parë është 75 për qind mbështetje materiale, viti i dytë është 50 për qind dhe viti i tretë është 25 për qind, që nënkupton që mbas vitit të tretë ai fillon me pavarësim të plotë. Këtë pavarësim të plotë në këtë vit Shala tha se e presin 9 të rinj.

Në mënyrë që të rinjtë të cilët të gëzojnë një pavarësi të plotë dhe të jenë të barabartë me moshatarët e tyre, Shala tregoi se SOS Fshati i ndihmon ata që të kenë ndjenjën e përkatësisë,vetëbesimit, vetëvlerësimit të tyre, duke i ruajtur gjithmonë raportet më familjet e tyre biologjike.

“Njëra ndër parimet kryesore të punës tonë është që çdo herë punojmë që fëmija ose i riu në këtë rast të ketë atë ndjenjën e përkatësisë,vetëbesimit, vetëvlerësimit të tijduke i ruajtur gjithmonë raportet më familjet e tyre biologjike nëse vetëm ata janë , pa marrë parasysh kënd do që ata e kanë familje biologjike, ato ruhen dhe fuqizohen që i riu kur të del në pavarësi por edhe gjatë gjithë kohës ka familjar të tij , e ka pjesën ku ai mundet me qëndru ose mundet me gjallëru. Po ashtu, të rinjtë tanë përgatiten dhe iu ndihmohet që veç kanë ndonjë pasuri ose diçka e tillë të kalojë në pronësinë e tyre dhe ata të kenë sa më të lehtë pavarësimin e tyre”, u shpreh Shala.

I riu i cili që në fëmijëri familjen në të cilën është rritur e kishte gjetur në SOS Fshatin e fëmijëve , kur të arrijë që të jetojë i pavarur nga Sos Fshati mbështetet dhe ndihmohet që pavarësinë e plotë ta përmbush edhe në aspektin pronësor.

Sipas Shalës nëse një i rika pasuri të patundshme të trashëguar nga familja biologjike, çdo herënë bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale, punohet që ajo trashëgimi të bartet tek fëmija edhe të bëhetnjë zgjidhje edhe e banimit .

SOS Fshati i Fëmijëve në kuadër të aktivitetit të tij për një mirëqenie të fëmijëve ka edhe programin e Fuqizimit të Familjes përkrahë mbi 400 fëmijë nevojtar dhe familjet e tyre. Programi i fuqizimit të familjes është i shtrirë në katër lokacione,ku dy lokacione janë në Prishtinë në lagjen Kodra e Timave dhe në Matiqan, si dhe dy lokacionet tjera në ,Fushë Kosovë dhe Graçanicë. /Kp