Jeta në kufi: Të rinjtë palestinez fluturojnë mbi pengesat e pushtimit izraelit (Video)

Jeta në kufirin mes dy vendeve armiqësore nuk është fare e lehtë. Por të rinjtë palestinezë kanë gjetur një mënyrë për t’i sfiduar muret e pushtimit. 

Bota

15/09/2014 14:50

Adoleshentët palestinez të Jerusalemit të cilët jetojnë pranë mureve të pushtimit izraelit, kanë gjetur një formë që t’i fusin në funksion ato pengesa që ua zënë frymën, transmeton lajmi.net.

Aplikimi i sporteve freerunner dhe parkour, të cilat i kanë mësuar duke i parë në YouTube, bënë që ata të fluturojnë mbi to.

Ata kanë gjetur një mënyrë që të largojnë mendjen e tyre nga lufta e përditshme dhe jeta nëpërmjet pushtimit dhe konfliktit. (lajmi.net)