Jeta në Debalcev pas konfliktit (Foto)

Tri javë pas betejës në Debalcev, njëra prej betejave më të vështira në Ukrainë, banorët e këtij qyteti përshkruajnë se si duket jeta pas këtyre ngjarjeve të rënda.

Bota

11/03/2015 23:16

Siç rrëfenjë banorët e këtij qyteti, qentë filluan t’i kafshojnë trupat e ushtarëve të vrarë, dhe të sulmojnë qytetarët të cilët tentonin t’i varrosnin ata.

“Ka pas shumë kufoma sa që qentë filluan t’i kafshojnë ata. Nga disa prej atyre kufomave ka mbetur aq pak sa që nuk kemi pasur as çka të varrosim”, tha për agjencinë e lajmeve AP 62 vjeçarja Natalia Masllova.

374-5Hz4.AuSt.55

Gazetarët e AP-së, të cilët arritën në qytet menjëherë pasi që forcat pro-ruse e morën nën kontroll atë, raportojnë se trupa të zbuluar të ushtarëve ukrainas qëndronin të shtrirë nëpër rrugë pranë kopshteve të banorëve.

“Njerëzit janë varrosur ku ka qenë e mundur. Në gropa, në rrugë, në oborre”, ka deklaruar Masllova.

Ajo është një nga gjashtë pacientët që janë në spitalin e qytetit, i cili është rihapur një javë më parë. Megjithatë problemi është se aty ende nuk ka ujë dhe ngrohje.

Masllova tregon se kur banesa e saj është goditur nga granatat dhe ka thyer dritaret, nga të ftohtit ka fituar bronhitisin.

666-10pDRn.AuSt.55

“Ne patëm shumë frikë”, tha ajo . “Ata janë zhdukur të gjitha. Unë isha personi i vetëm në katin tonë”.

Blloqe të mëdha apartamentesh janë braktisur dhe qindra njerëz presin në rend para një nga dyqanet që punojnë.

Siç raportohet, rebelët kanë vendosur një copë bukë për person.

Marina Trifonova, një infermiere e cila ka qenë në Debalcev gjatë luftës, ka thënë për AP se shumë kanë shkuar, por disa po kthehen.

Në Debalcev para luftës kanë jetuar 25 mijë njerëz. Si thuhet, ai numër është zvogëluar në mes 5 mijë dhe 8 mijë banorë.

Gazetarët raportojnë se shërbimet urgjente u ndihmojnë banorëve duke u ofruar batanije dhe ujë e po ashtu edhe që të mbushin telefonat e tyre celularë.

UKRAINE-RUSSIA-CRISIS

Aleksandar Afendikov, kryetari i vetëshpallur i bashkisë Debalcev, i tha AP-së se separatistët rusë po mundohen ta kthejnë jetën normale në qytet sa më shpejt që është e mundur.

Sipas tij, prioritet janë rindërtimi i spitaleve, shkollave dhe objekteve të banimit.

Të paktën 179 ushtarë ukrainas janë vrarë në luftimet në Debalcev, i cili për shkak të kryqëzimit hekurudhor ka qenë një qytet i rëndësishëm strategjik në konfliktin mes rebelëve pro-rusë dhe ushtrisë ukrainase. Numri i civilëve të vrarë ende nuk është publikuar.