Jeta luksoze e “bosit të kokainës” në Shqipëri (Foto)

Ai tashmë është një emër jo pak i lakmuar për shkak të trafikut të kokainës. I referohemi Genci Xhixhës, tashmë të shpallur në kërkim nga policia. 

Lajme

23/01/2015 18:03

Mjafton të kërkosh në faqen e tij zyrtare në Facebook, për të kuptuar jetën luksoze dhe lidhjen e tij me Ermal Hoxhën. 

Disa foto tregojnë jetën luksoze të 38 vjeçarit shqiptar me banim në Kubë, Genci Xhixha. 

Në faqen e tij në Facebook, Xhixha prezanton dhe foto me Ermal Hoxhën në prill të 2012 me shënimin: “Erdhi Pranvera”. Sipas hetimeve paraprake të Prokurorisë, dyshohet se Xhixha është personi i cili ka krijuar lidhjet me kartelet e drogës jashtë Shqipërisë për të arrestuarit shqiptar, mes tyre dhe Ermal Hoxhën, nipin e ish-diktatorit, transmeton albeu.