Jeta e thjeshtë e kryeministres më të re në botë

34 vjeçarja, Sanna Marin është bërë shefja e qeverisë së Finlandës duke vendosur edhe një rekord, si më e reja në botë.

Bota

09/12/2019 18:36

Sanna Marin është zgjedhur të udhëheqë qeverinë e koalicionit të pesë partive në vend pas dorëheqjes së Antti Rinnes.

Ndërkohë, po komentohet shumë jeta e thjeshtë që ajo ka bërë më herët.

Marin dikur jetonte në apartament me qira me nënën dhe partnerin e nënës së saj e cila i bëri të mundur ëndrrën për të shkuar në universitet.

Marin iu fut shpejt politikës dhe në një kohë rekord ngjiti majat më të larta të karrierës së saj.

Kur ishte 27 vjeçe, drejtoi administratën e qytetit Tampere dhe në vitin 2015 u zgjodh deputete. /Lajmi.net/