Jeta e të dënuarave brenda burgut të grave në Lipjan – Pesha e fajit ndihet kur i shohin fëmijët në vizitë

Femrat të cilat bien ndesh me ligjin, përfundojnë në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

Lajme

08/02/2020 22:49

Në këtë qendër aktualisht ndodhen 48 femra. 23 prej tyre janë të paraburgosura ndërsa 25 të tjera janë të dënuara. Në mesin tyre ndodhet edhe një e mitur.

Heset Loku, Drejtor i Qendrës Korrektuese në Lipjan thotë se prej kohës kur janë ndarë qendra për të mitur dhe femrat në institucionet të veçanta , iu është dhënë mundësia që femrat të trajtohen në mënyrën më të mirë të mundshme.

Të dënuarat gjatë qëndrimit janë të angazhuara edhe në punë, ndërsa pagesa brenda ditës është një euro.

YouTube player

Njëra nga të dënuarat që pasion e ka leximin, punon në biblotekën e kësaj qendreje.

Prej 25 viteve burg, B.K ka vuajtur 8 vite të dënimit.

Ajo e ka një vajzë 12 vjeçare të cilën e sheh vetëm gjatë vizitave familjare.

Mesazhi i saj ndaj femrave është që të mos dorëzohen dhe të luftojnë për të arritur qëllimet.

Në këtë Qendër Korrektuese, Loku thotë se rrallëherë ndodhin shkelje diciplinore.

Vështirësi është kur në këtë qendër vijnë raste me probleme mendore.

Të dënuara çdo javë e kanë një orë kohë të pranojnë vizita nga të afërmit, ndërsa të paraburgosurat nga gjysmë ore.

Në kuadër të kësaj qendreje është edhe shërbimi mjekësor, ndërsa në rast nevoje  mund të dërgohen edhe në QKUK.

Pesha e fajit ndihet kur mbyllen dyert e burgut  për të rënë në gjumë e shpresa për ta shijuar lirinë i motivon të zgjohen edhe në një mëngjes. /Lajmi.net/