Jessie J konfirmon ribashkimin me Channing Tatum në tapetin e kuq

Ata janë bashkë sërish.

ShowBiz

25/01/2020 19:59

Channing Tatum dhe Jessie J u shfaqen bashkë në tapetin e kuq të  MusiCares Person Of The Year duke nderuar Aerosmith në Los Angeles këtë të Premte, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Jessie, 31 vjeçare, ishte e veshur me një fustan ngjyrë argjendi të hapur në pjesën e këmbës, dhe shkëlqeu me pamjen e saj.

Chaning konfirmoi më herët atë ditë se ai dhe Xhesi janë çift përsëri, pasi ai ndau një snap të ëmbël të dyshes në Instagram.

Nëse nuk do të ishin prova të mjaftueshme, herët gjatë ditës, aktori ‘Step Up’ u kap duke mbërritur në shtëpinë e të dashurës së tij në Los Angeles.