Jessie J bën publike lidhjen e re, një vit pas ndarjes me Channing Tatum

Këngëtarja e njohur ka bërë publike lidhjen pas ndarjes vitin e kaluar.

ShowBiz

01/03/2021 10:23

Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në Instagram artistja e njohur njoftoi fansat, shkruan lajmi.net.

Jessie J, ka bërë publike se ka nisur romancën me valltarin Max Pham Nguyen duke postuar fotografi nga disa momente të bukura me të.

Çifti shiheshin tejet të lumtur së bashku, derisa u panë duke marrë poza të përqafuar në kolltuk. Po  të shumta imazhe erdhën nga Jessie J, duke bërë që fansat e saj t’i uronin më të mirat në lidhjen e re.

Ndryshe, Jessie J nuk ka zbuluar se për sa kohë ka filluar romancën e re vetëm se ka publikuar fotografi duke treguar se është tejet e lumtur në krahët e valltarit./Lajmi.net/