Jessica Simpson na tregon engjëllin e saj

Ajo është njëra prej më të famshmeve në rrjetet sociale nga bota e ‘show-bizit’. Dhe, Jessica Simpson më në fund iu bashkua Instagramit, duke e postuar një fotografi të ëmbël, ku shihet së bashku me vajzën e saj 19 muajshe, Maxwell Drew. 33 vjeçarja shihej duke e përqafuar vajzën e saj me flokë të bardha,…

ShowBiz

16/01/2014 21:05

Ajo është njëra prej më të famshmeve në rrjetet sociale nga bota e ‘show-bizit’. Dhe, Jessica Simpson më në fund iu bashkua Instagramit, duke e postuar një fotografi të ëmbël, ku shihet së bashku me vajzën e saj 19 muajshe, Maxwell Drew.

33 vjeçarja shihej duke e përqafuar vajzën e saj me flokë të bardha, duke u vetë fotografuar dhe vetë xhiruar. Një tjetër fotografi e postuar nga ana e saj, e sheh këngëtaren dhe aktoren amerikane përkrah motrës së saj të sapo fejuar, Ashlee dhe të fejuarin e saj, Evan Ross, djalë i këngëtares së njohur Diana Ross.

Treshja bëri fotografi në Los Angeles, pasi u kthye nga propozimi romantik i Evan në Hawaii. Mund të ndodh që të ketë dy martesa Simpson në vitin 2014, pasi Jessica insiston se ajo do të martohet me Eric Johnson, me të cilin ishte fejuar në nëntor të vitit 2010. “Njerëzit më pyesin çdo ditë nëse do të martohem. Unë jam e fejuar dhe sigurisht se do të martohem”, kishte thënë ajo.