Jese në Chelsea?

Chelsea ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Jese Rodriguez.

Merkato

17/10/2015 09:37

Jese Rodriguez mund të largohet nga Real Madrid pas rihapjes së afatit kalimtar në janar.

Por, pas interesimit nga Arsenal, tani në garë ka hyrë një tjetër klub i madh nga Premierliga.

Chelsea ka shprehur interesim për transferimin e tij, me kërkesë të Jose Mourinhos, raporton “Fichajes.net”.

Jese nuk është duke gjetur hapësirë të mjaftueshme për lojë në Santiago Bernabeu dhe ka paralajmëruar se do të vendos për të ardhmen e tij në janar.