Jese: Lamtumirë Real

Sulmuesi i ri Jese Rodriguez ka vendosur të largohet nga Real Madrid, pas përfundimit të këtij sezoni, drejt një skuadre ku mund të luajë më shumë.

Sport

14/03/2015 09:41

Jese Rodriguez, sulmues i talentuar i Real Madridit, do të kërkojë një skuadër të re për sezonin 2015-16, nëse Carlo Ancelotti vazhdon të mos i jap minuta në vazhdim të këtij sezoni. S

ipas mediave spanjolle, Jese, i rikuperuar plotësisht nga lëndimi, është i pakënaqur me rolin e rezervistit në Santiago Bernabeu, dhe dëshiron të gjejë një skuadër ku mund të ketë hapësirë më të madhe për lojë.

Në Real e ka të vështirë të luajë para Cristiano Ronaldo, Gareth Bale e Karim Benzema.

Andaj, krejt kjo dërgon tek një skenar që sugjeron largimin nga Reali, gjatë afatit kalimtar të verës.