Jese inspirohet nga Ronaldo
Sulmuesi i talentuar i Real Madridit, Jese Rodriguez ka thënë se inspirohet nga ambiciet e bashkëlojtarit, Cristiano Ronaldo. 20-vjeçari ka përforcuar statusin e tij nën drejtimin e Carlo Ancelottit këtë edicion duke bërë 25 paraqitje në të gjitha garat. Jese, i cili iu bashkua klubit nga akademia e të rinjve më 2007, ka lavdëruar Ronaldon…
Sport
Sulmuesi i talentuar i Real Madridit, Jese Rodriguez ka thënë se inspirohet nga ambiciet e bashkëlojtarit, Cristiano Ronaldo.
20-vjeçari ka përforcuar statusin e tij nën drejtimin e Carlo Ancelottit këtë edicion duke bërë 25 paraqitje në të gjitha garat.
Jese, i cili iu bashkua klubit nga akademia e të rinjve më 2007, ka lavdëruar Ronaldon si shembull për përmirësimet e tij.
“Sa herë që jam në mesin e ekipit të parë, të gjithë futbollistët më trajtojnë shumë mirë dhe të gjithë më ndihmojnë shumë”, deklaroi reprezentuesi U-21 i Spanjës për Marca.
“Ajo që kam mësuar më së tepërmi nga Cristiano është ambicia që shfaq çdo ditë. Kërkesat janë të mëdha, jo vetëm për futbollistët e rinj por edhe ata me përvojë. Por, ne gjithmonë mundohemi të japim maksimumin”, u shpreh ai.