Jese: Barcelona-PSG, ky ekip shkon në çerekfinale

Futbollisti i Las Palmas, Jese Rodriguez, është i bindur që PSG do të kalojë në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

06/03/2017 13:11

Ai nuk beson që Barcelona do të bëjë rikthimin e madh në “Camp Nou”.

“Nuk do të ketë rikthim të Barcelonës kundër PSG-së. PSG është një ekip shumë i komponuar dhe shumë fizik”, deklaroi Jese, përcjellë “lajmi.net”.

“Unë dua që të kualifikohet PSG. Ekipi që bën rikthime është Real Madridi, jo Barcelona”, shtoi Jese.

Ai u shpreh në fund i kënaqur me formën te Las Palmas, sidomos pas dy golave ndaj Osasunas. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6