Jese: Ancelotti nuk është çdo herë i qetë

Sulmuesi i Real Madridit, Jese Rodriguez ka zbuluar se trajneri i skuadrës, Carlo Ancelotti nuk është çdo herë i qetë ashtu siç duket nëpër media.

Sport

16/12/2014 13:37

Jese ka thënë se Ancelotti di edhe të zemërohet, mirëpo kur ndodhë një gjë e tillë, atëherë lojtarët bëhen më të mirë.

“Çdo kush e di që Anelotti është një trajner i shkëlqyer, por unë dua të theksoj kualitetet e tij njerëzore”, tha Jese për Fifa.com.

“Ai di sesi ta mbajë një grup, e cila është pjesa më e vështirë e punë, sidomos në Real Madridi, ku ka shumë lojtarë të mirë”.

“Sidoqoftë, ai di edhe të inatoset. Kur ndodhë një gjë e tillë, atëherë ne mbulohemi më mirë”, përfundoi Jese.