Jepet ndihma e parë financiare për Trepçën si shoqëri aksionare

Është nënshkruar marrëveshja e parë për ndihmë financiare për Trepçën.

Lajme

14/03/2019 19:43

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se vlera financiare e kësaj ndihme është pesë milionë euro.

Postimi i plotë i të parit të Zhvillimit Ekonomik në Kosovë:

Sot nënshkruam marrëveshjen e parë për ndihmë financiare për Trepça si shoqëri aksionare. Shuma e ndihmës është afër 5 milionë EUR dhe ka për qëllim ti jep një shtytje Trepçës si tërësi. /Lajmi.net/