Jep dorëheqje, nuk pajtohet me Vuçiqin “zemërbutë”

Ministri i i ri i Financave i Serbisë, Llazar Kërstiq, i cili erdhi nga SHBA-të dhe u përzgjodh me pompë të madhe në kabinetin qeveritar, ka dhënë dorëheqje pasi ka pasur mospajtime me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq, rreth reformave dhe masave të kursimit. 

Lajme

13/07/2014 11:48

Kërstiq ka thënë se ai mendon që ndryshimet ekonomike në Serbi duhet të implementohen në tërësi dhe pa ndonjë vonesë. Sipas këtij ekonomisti të shquar, i cili ka kryer shkollimin në SHBA, Serbisë i nevojiten reforma të shpejta për konsolidimin dhe zhvillimin ekonomik.

Por, siç ka thënë Kërstiq, kryeministri Vuçiq e ka “zemrën e butë, që është edhe arsyeja pse ai e ka përkrahjen e popullit”.

REL transmeton se Kërstiq gjithashtu ka thënë se për zbatimin e masave të kursimit në Serbi, është e nevojshme shkurtimi i 160 mijë vendeve të punës në sektorin publik gjatë dy vjetëve të ardhshme, ndërsa rrogat dhe pensionet duhet të zvogëlohen për 20 për qind.