Jep dorëheqje një zëvendësministër i Qeverisë Haradinaj
Qeveria e Kosovës mbetet me një zëvendësministër më pak, të paktën tash për tash. Muharrem Nitaj ka dhënë dorëheqje sot nga detyra e zëvendësministrit të Arsimit.
Lajme
Nitaj ka njoftuar se dorëheqjen ia ka paraqitur kryeministrit Ramush Haradinaj, pasi ai tani është deputet i AAK-së në Kuvendin e Kosovës.
“I kam paraqitur Kryeministrit dorëheqjen time nga detyra e Zv/Ministrit të Arsimit dhe e kam falëndëruar për besimin dhe bashkëpunimin e deritashëm. Sot kam bërë regjistrimin për deputet të Kuvendit të Kosovës, me çka kam marrë përsipër përfaqësimin në Kuvend të mijëra votuesve të mi! Edhe një herë faleminderit për besimin e dhënë!”, ka njoftuar Nitaj.