Jep dorëheqje lideri i Pegida

Lideri i Evropianëve Patriotë kundër Islamizimit të Evropës, e njohur si Pegida, ka dhënë dorëheqje sot, në ditën kur dhjetëra mijëra njerëz në Gjermani pritet të mblidhen sonte në protestën e thirrur nga Pegida dhe të tjerë që e kundërshtojnë thirrjen e kësaj lëvizje.

Bota

21/01/2015 20:38

Në tubimet e sotme në Gjermani, organizatorët kanë thënë se priten më shumë kundërshtarë të Pegida sesa mbështetës të kësaj lëvizje anti-islamike.

Bashkëthemeluesja e Pegida, Kathrin Oertel, ka thënë se lideri Lutz Bachmann ka thënë dorëheqje por “Pegida do të vazhdojë”.

Për shkak të disa deklaratave të tij publike, prokurorët gjermanë janë duke e hetuar Lutz Bachmann për veprën penale të nxitjes së urrejtjes, transmeton REL.

Ndërkaq, BBC shkruan se Bachmann ka dhënë dorëheqje pasi ai ka bërë disa fotografi, që më pas janë publikuar në gazeta, duke pozuar si Hitleri.