Jep dorëheqje kryetari i Rinisë së Nismës

Sipas burimeve të lajmi.net, kryetari i Rinisë së Nismës për Kosovë, Kreshnik Cukaj, i cili njëherësh është edhe anëtarë i Kryesisë së kësaj partie, të hënën ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet që ka mbajtur në këtë subjekt politik.

Lajme

12/01/2015 16:08

Në një letrën drejtuar Kryesisë së Nismës për Kosovën, Cukaj ka dhënë arsyet e dorëheqjes 0 mosmirënjohejn ndaj rinisë dhe mbylljen e partisë nga dy-tre individë, si dhe bërë të ditur po ashtu se përveç tij, nga Nisma sot kanë dhënë dorëheqje edhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë.     

“Gjatë konsultimeve të vazhdueshme me një pjesë të konsiderueshme të strukturave te Rinisë në nivel vendi, unë si Kryetar i Rinisë dhe së fundmi anëtar i Kryesisë së Nisma për Kosovën, bashkë me një pjesë të konsiderueshme të strukturave te Rinisë, morëm këtë vendim – Japim dorëheqje nga subjekti politik Nisma për Kosovën”, thuhet në letrën që Cukaj ia ka dërguar partisë, e të cilën e ka siguruar edhe lajmi.net.   

“Ne si të rinj nga data 6 prill 2014 kemi marr përgjegjësi për të udhëhequr dhe ndërtuar strukturat e Rinisë, kemi punuar me frymën e cila na ka bashkuar për ndryshimin e gjendjes në vend, brenda një platforme të përbashkët. Jemi fokusuar me angazhimin maksimal për krijimin e degëve te Rinisë në çdo qytet të Kosovës, gjë e cila u arrit në masën më të madhe”.

“Angazhimi, gatishmëria dhe vullneti i gjithsecilit ishte i jashtëzakonshëm dhe i sinqertë. Pikërisht një ndër faktorët që Nisma për Kosovën arriti rezultatin e saj në zgjedhje që ta kaloj pragun dhe të jetë parti parlamentare, është i bazuar edhe në aktivitetin e pa rezervë të të gjithë të rinjve pa dallim”.

“Andaj gjithë ky përkushtim për të ndërtuar një subjekt politik me vizion dhe me vlera të cilat janë proklamuar në vazhdimësi nuk ka mjaftuar, për faktin se ka munguar mirënjohja ndaj kontributit të të Rinjve, mbyllja e subjektit në dy apo tre individ, mos pasja e një agjende të qartë për të ardhmen e subjektit e shumë arsye tjera të hasura gjatë kësaj kohe”.

“Duke marr parasysh këtë gjendje, ne ndjehemi të zhgënjyer që gjithë potencialin tonë e vëmë në shërbim të një grupi individësh, që siç u pa, nuk paskan qenë të njëmend për frymën e ndryshimit, por arsye të tyre personale”, thuhet ndër të tjera në këtë letër të Cukajt drejtuar Nismës për Kosovën, duke bërë të ditur se ai dhe bashkëpunëtorët e tij, do të vazhdojnë t’i ndihmojnë shoqerisë dhe vendit me sinqeritet, përkushtim dhe dashuri ndaj Atdheut. /lajmi.net/