Jep dorëheqje kryeministri i Greqisë
Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras ka dhënë dorëheqje Ai ka thirrur zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat do të mbahen më 20 shtator.

Bota
Ky hap i tij vjen pas aprovimit të pakos së tretë të shpëtimit për Greqinë.
Deri në mbajtjen e zgjedhjeve, pasi ta dorëzojë edhe zyrtarisht dorëheqjen tek presidenti Prokopis Pavlopoulos. Tsipras do të zëvendësohet nga kryetari i Gjykatës Supreme Greke, Vassiliki Thanou – Christophiou.
Ai do ta japë po ashtu një deklaratë në televizionin shtetëror. /Telegrafi/