Jennifer Lopez nuk beson se i dashuri e ka tradhtuar: E njoh mirë atë

Jennifer Lopez është duke qëndruar pranë të dashurit të saj.

ShowBiz

10/04/2019 23:58

Ylli botëror të mërkurën ka qenë e ftuar në një radio stacion në New York për të promovuar muzikën e re të saj, shkruan lajmi.net.

Por, natyrisht se ka folur edhe për fejesën me bejsbollistin, Alex Rodriguez.

Megjithatë, menjëherë pas fejesës doli një deklaratë për Alex nga ish-bejbollisti Jose Canseco, i cili e akuzoi për tradhti të fejuarin e JLo-së.

Canseco ka shkruar tre ditë pas fejesës: “Duke shikuar botën e vallëzimit dhe tekstin e J.Lo, pak e di që ai po e tradhton me ish-gruan time Jessica, e gjora vajzë nuk ka asnjë ide se kush është ai”.

“E di të vërtetën. E di kush është Alex,” tha ajo. “Ai e di kush jam unë. Ne jemi të lumtur”.

Historia e dashurisë së Lopez dhe Rodriguez e gjitha shihet në mediat sociale, ku çifti duket i pandashëm. /Lajmi.net/