Jennifer Lopez në prag të 50-shit, por imazhi i fundit tregon se mosha është vetëm një numër për të

Jennifer Lopez po bën përgatitjet e fundit për festën e ditëlindjes.

ShowBiz

12/07/2019 23:08

Jennifer Lopez është një nga yjet më të pëlqyera televizive në gjithë botën. Ajo ka lënë gjurmë edhe në muzikë edhe në kinematografi, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka joshur ndjekësit e saj në Instagram me fotografinë e fundit me anë të cilës rikujton se ditëlindja e saj është me 24 korrik.

J.Lo është në prag të bëjë gjysmë shekulli jetë po përkundër këtij fakti diva e muzikës ndërkombëtare është ende në formë të jashtëzakonshme fizike e gjitha kjo falë përkushtimit në palestër. /Lajmi.net/