Jennifer Lopez mund të martohet

Të martohet apo të mos martohet? Kjo është dilema që Jennifer Lopez e ka përballë, pasi lidhja me Casper Smart definitivisht është konsoliduar. Qe dy vjet, diva e muzikës dhe valltari janë çift. Është koha e duhur që ta shtyjë këngëtaren 44 vjeçare që t’i përgjigjet jo vetëm vetes, por edhe gazetarëve që e kanë…

ShowBiz

16/01/2014 01:05

Të martohet apo të mos martohet? Kjo është dilema që Jennifer Lopez e ka përballë, pasi lidhja me Casper Smart definitivisht është konsoliduar. Qe dy vjet, diva e muzikës dhe valltari janë çift.

Është koha e duhur që ta shtyjë këngëtaren 44 vjeçare që t’i përgjigjet jo vetëm vetes, por edhe gazetarëve që e kanë mundësinë ta intervistojnë.

Ka ndodhur ditë më parë, kur këngëtarja latine është përballur në konferencë për shtyp me gazetarë, gjatë edicionit të ri të American Idol, ku ajo do të jetë pjesë e jurisë.

“Nuk e di, ta shohim. Kam besuar gjithmonë në martesë. Besoj, por është e vështirë. Jam vënë në provë, por në të njëjtën kohë besoj në dashuri dhe besoj se kjo është gjëja më e rëndësishme”, deklaroi Lopez.

Ajo ishte ndarë vite më parë nga bashkëshorti i tretë, Marc Anthony, ndërsa ishte e martuar edhe me balerinin tjetër, Cris Judd dhe me Ojani Noa, i cili me vite të tëra i kishte kërkuar para, duke e kërcënuar se do ta publikonte një video private të çiftit të atëhershëm në muajin e mjaltit… Ndoshta, këtë radhë është e katërta e vërteta për ‘J-Lo’.