Jennifer Lopez me libër të sajin në tetor

Këngëtarja e suksesshme Jennifer Lopez  do të publikojë librin e saj të parë ‘True Love’ në tetor të këtij viti.

ShowBiz

21/05/2014 01:07

Jennifer Lopez po shkruan libër. Shtëpia publikuese me të cilën Lopez ka bërë kontratën për librin ka lajmëruar këngëtarja do të publikojë librin e saj të parë me titull ‘True Love’, të martën e 28 tetorit.

Libri do të publikohet njëkohësisht në gjuhën angleze dhe spanjolle.

Aty Jennifer do të shkruajë për të ashtuquajturën periudhën më definuese të jetës së saj – udhëtimin dy vjeçar transformativ në të cilin ajo, si artiste dhe si nënë, është ballafaquar me sfidat më të mëdha, ka njohur frikat dhe është shëndrruar në personin më të fuqishëm si kurrë më parë.

Libri do të përfshijë fotografi të pa para ndonjëherë dhe do të jetë i shkruar si një ditar personal me mësime dhe rikujtime.

Lopez ka thënë: “Derisa kam vendosur se a dua ta publikoj librin ose jo, kam arsyetuar se nëse do të arrij të prek vetëm një person me të, sinqerisht do të bëhej një nga përpjekjet e mia më të realizuara.”