Jennifer Lopez me imazh të ri!

Këngëtarja dhe aktorja amerikane Jennifer Lopez, ka vendosur ti thotë lamtumirë flokëve të gjatë.

ShowBiz

02/06/2015 22:45

Kjo është hera e parë që Jennifer ka vendosur ti shkurtojë flokët të cilët ishin imazhi kryesor i saj. Gjatë karrierës së saj, këngëtarja ka ndryshuar shpesh ngjyrën dhe formën e flokëve, dhe tani ajo ka vendosur për një ndryshim më të madh. Në faqen e saj në Facebook, Lopez ka publikuar një foto me një stil të ri të flokëve me fjalët “Hello Marocco”, që tregon se ajo ka vendosur ti kalojë pushimet pikërisht në këtë vend. “Jennifer duket mirë në çdo stil dhe ndryshim, dhe ajo ka flokë të shkëlqyer, që e bëjnë punën time më të lehtë.

Ne shumë gjatë punojmë së bashku dhe ne flokët e saj vazhdimisht i ushqejmë për ti bërë ata të dukën të freskët. Unë jam shumë i lumtur, sepse J Lo ka një nga kokat më të bukura në Hollywood. Unë gjithmonë them se është e lehtë për të bërë mrekulli, kur i keni flokët e bukur”, tha stilisti i saj Lorenzo Martin.