Jennifer Lopez largon zgjatjet, befason me flokët natyrale

Jennifer Lopez si rrallëherë ka larguar zgjatjet e flokëve për të treguar flokët e saj natyralë.

ShowBiz

27/02/2020 17:01

Jennifer Lopez shfaqet me stile të ndryshme të flokëve dhe duket mahnitëse, nga kaçurrelat e gjata deri tek flokët e shkurtëra, shkraun DailyMail, transmeton lajmi.net.

Të mërkurën, aktorja 50-vjeçare e “Hustlers” bëri paraqitje të rrallë nga palestra në Miami me flokët e saj natyralë e të shkurtër.

Flokët e partneres së Ales Rodriguez dukeshin më të dobët sesa ato normale, pasi i shohim pothuajse gjithmonë të rregulluara në përsosmëri për paraqitjet në tapetin e kuq.

Jennifer ishte veshur me veshje sportive, ndërsa mbante syze dielli në fytyrë dhe vathë me madhësi mesatare.

Lopez po ndryshon vazhdimisht stilet e flokëve më shumë se çdo yll tjetër, nga flokët e shkurtëra e shohim me të gjata. /Lajmi.net/