Jennifer Lopez e fillon festën e ditëlindjes së 50-të me ‘twerk’

Dita e sotme është shumë e veçantë për Jennifer Lopezin.

ShowBiz

24/07/2019 11:01

Jennifer Lopez sot feston ditëlindjen, ajo në këtë datë mbushi plot 50 vjet jetë, shkruan lajmi.net.

Me rastin e ditëlindjes, këngëtarja e nisi festën qysh herët, ajo publikoi një video ku shihet bashkë me fëmijët.

Në avionin privat, JLo e filloi festën për ditëlindjen e 50-të me një vallëzim provokues, ndërsa ishte veshur me veshje sportive.

Sa i përket profesionit të saj të dytë, aktrimit, këngëtarja së fundi ka qenë e angazhuar në filmin “Hustlers”. /Lajmi.net/