Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kurorëzojnë dashurinë me fejesë

Jennifer Lopez duke treguar unazën e propozimit në gisht, ka konfirmuar se është fejuar.

ShowBiz

10/03/2019 08:11

Jennifer Lopez përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se është fejuar me partnerin e saj, Alex Rodriguez, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka postuar një imazh, në të cilin tregon unazën që e mori nga propozimi i Alexit.

JLo ka pranuar urime të shumta nga fansat dhe fytyrat publike, të cilët uronin më të mirat për çiftin.

Kujtojmë se Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë në lidhje prej dy vitesh dhe nuk njihen për ndonjë krizë në lidhjen e tyre. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Buzz2LMg92D/

https://www.instagram.com/p/Buzz2J8ADNB/