Jennifer Lopez bën gjestin e pahijshëm para fotografëve

E nominuara për "Globin e Artë", Jennifer Lopez ua ngriti gishtin paparacëve teksa po xhironte për filmin e ri të hënën.

ShowBiz

02/04/2019 12:45

Diva 49-vjeçare, luan rolin e striptizeres në filmin e ri “Hustlers” që po xhirohet në Manhatan, shkruan  lajmi.net.

Të hënën, JLo u fotografua e veshur në të zeza nga linja e kostumeve të Mitchell Travers.

Derisa po ecte rrugës, këngëtarja u fotografua nga paparacët, ndaj të cilëve bëri një gjest të pahijshëm, duke ngritur gishtin e mesit.

Për ndryshe, JLo ka pak javë që pranoi propozim martese nga i dashuri, Alex Rodriguez. /Lajmi.net/