Jennifer Lawrence në lidhje të re
Pak pas ndarjes nga aktori Nicolas Hoult, Jennifor Lawrence raportohet se është lidhur me këngëtarin e Coldplay, Chris Martin.

ShowBiz
Aktorja Jennifer Lawrence nuk është vonuar aspak për të krijuar një lidhje të re dashurie.
Në fakt, thuhet se ajo po takohet me këngëtarin Chris Martin nga grupi Coldplay që nga muaji qershor, ndërsa para pak kohësh është ndarë me të dashurin dhe bashkëaktorin në filmin e ri ‘X Men’, Nicolas Hoult.
Ndarja e tyre ka ndodhur për shkak të karierës së tyre dhe angazhimeve të shumta që e kanë bërë të pamundur të takohen shpesh dhe ta mbajnë lidhjes.
Ndërsa Chris Martin në anën tjetër, këtë vit është ndarë nga gruaja e tij prej 10 vitesh, aktorja Gwyneth Paltrow.
Ata vetë e kanë lajmëruar ndarjen, megjithëse po takohen shumë shpesh bashkë dhe po mundohen ta mbajnë familjen siç ka qenë edhe më parë, pavarësisht divorcit, për shkak të fëmijëve.