Jennifer Aniston: Mos votoni Kanye West-in

Jennifer ka kërkuar nga të gjithë që të mos e votojnë Kanye West-in.

ShowBiz

25/10/2020 11:54

Aktorja  Jennifer Aniston, ka kërkuar së fundmi  nga ndjekësit që të mos  votojnë reperin Kanye West në zgjedhjet në SHBA, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Sipas mediave të huaja, Kanye në nëntor ka shpenzuar rreth tre milion dollarë që emri i tij të vendoset në fletëvotime.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram, aktorja ka kundërshtuar veprimin e reperit duke bërë theksuat se zgjedhjet nuk janë qesharake. Jennifer ka treguar arsyen pse mendon se Joe Biden duhet të fitojê zgjedhjet.

“Votova për Joe Biden. E dorëzova fletëvotimin, e mbusha herët. Unë votova pasi në këtë moment shteti është më i ndarë se kurrë më parë:, u shpreh Aniston./Lajmi.net/