“Jeni puthur apo jo?” Alvisa nevrikoset nga pyetja, Efi i kthehet keq: Boll moj!

Efi dhe Bashkimi janë përballur me njëri-tjetrin në puntatën e sotme të Për’puthen Prime për shkak të përplasjeve që kanë pasur në studio.

ShowBiz

27/11/2021 22:45

Efi kërkoi të dinte nëse kanë shkëmbyer puthje kur kanë qëndruar bashkë, për të cilën Bashkimi ka zgjedhur të mos përgjigjej.

Komenti i Efit ka nevrikosur keq Alvisën, e cila ndërhyri menjëherë duke përmendur edhe Brunon, i cili nuk hezitoi të reagonte.

Pjesë nga diskutimi

Efi: Këto 2 netë që keni ndejtur bashkë, a jeni puthur?

Bashkim: Ashtu siç e bën pyetjen, nuk ka çfarë të intereson se nuk kemi asgjë bashkë.

Efi: Po më intereson.

Bashkim: Po mua nuk më intereson ti.

Efi: Dukesh shumë shëmtuar, dukesh si femër. Më lër rolin ta bëj unë.

Alvisa: Avash, avash. E ke seriozisht? E dëgjon veten që ti them unë Brunos je femër?

Efi: Ti boll, cfarë të kalon të flasësh. Mbaj vendin tënd aty.

Alvisa: Si do ndihesh ti them unë Brunos femër?

Bruno: Ti nuk je burrë të më thuash mua.

Efi: Nuk po flas me ty. Mbaj vendin tënd aty.