“Jemi një” – Memli Krasniqi drekon me presidentin e Shqipërisë në Prizren

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka drekuar sot në Prizren me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Këtë, Krasniqi e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, shkruan lajmi.net. Ai bëri të ditur se pjesë ishte edhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj. Postimi i plotë i Krasniqit: Pasdite e këndshme në kryeqytetin…

Lajme

16/08/2022 18:58

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka drekuar sot në Prizren me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Këtë, Krasniqi e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, shkruan lajmi.net.

Ai bëri të ditur se pjesë ishte edhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Pasdite e këndshme në kryeqytetin historik e kulturor të shqiptarëve, në Prizren, ku drekuam me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe delegacionin e tij, të mirëpritur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

Jemi një!. /Lajmi.net/