Jemen: Sulmohet hoteli ku qëndron presidenti dhe qeveria

Një hotel në Jemen, në qytetin bregdetar të Adenit, ku po qëndronin anëtarët e qeverisë dhe presidenti, është goditur nga një raketë, ka raportuar televizioni al-Arabiya.

Bota

06/10/2015 10:18

AFP ka raportuar se njerëzit kanë mbetur “të vdekur dhe të plagosur” nga sulmi.

Në anën tjetër Reutersi, duke ju referuar burimeve zyrtare thotë se Presidenti Abd-Rabbu Mansour Hadi dhe kabineti qeveritare nuk janë lënduar nga ky sulm.

Presidenti dhe ministrat janë rikthyer në qytetin Aden, pas marrjes së kryeqytetit nga rebelët Huthi, pasi kanë vepruar për gjashtë muaj në ekzil, në Arabinë Saudite./REL