Jemen: Kidnapohet një punëtore e Kryqit të Kuq
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq njofton se një person i armatosur- deri më tani i paidentifikuar- ka kidnapuar një punëtore të kësaj organizate, teksa ishte duke punuar në kryqtetin e Jemenit, Sanaa.

Bota
Zëdhënësja e Kryeqit të Kuq, Rima Kamal thotë se gruaja e kidnapuar është tuniziane.
Kamal tregon se ngjarja ka ndodhur teksa punëtorja e Kryqit të Kuq, së bashku me një koleg të saj jemenas, ishin duke shkuar në punë në mëngjes e sotëm. Një burrë i armatosur i kishte ndalur dhe i kishte rrëmbyer, transmeton lajmi.net.
Ajo thotë se burri ishte liruar vetëm disa orë më vonë.
Rebëlet shiitë Huthi kanë marrë nën kontroll qytetin Sanaa, tash e një vit, ndërkaq konflikti në mes të rebelëve dhe forcave qeveritare është duke vazhduar./lajmi.net