Jemen: 27 të vrarë në luftimet në qytetin Taez

Autoritetet shëndetësore në Jemen njoftojnë se së paku 27 persona janë vrarë në qytetin Taez në Jemen, gjatë përleshjeve ndërmjet kryengritësve shiitë huthi dhe lojalistëve të presidentit, Mansur Hadi.

Bota

19/04/2015 11:15

Banorët thanë se këtë qytet në pjesën jugperëndimore të Jemenit dje e kishin tronditur eksplodimet dhe të shtënat nga armët e zjarrit, transmeton REL.

Raportohet se 19 kryengritës shiitë huthi dhe 8 lojalistë janë vrarë gjatë luftimeve.

Të premten, koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka ndërmarrë sulme të fuqishme ajrore kundër pallatit presidencial në Taez, që është qyteti i tretë për nga madhësia në Jemen, dhe në pozicionet e forcave speciale të ish-presidentit, Ali Abduallah Saleh, që tash janë aleatë me kryengritësit shiitë huthi.