Jay Z nuk ka pranuar të jetë shoqëruesi i Kanye West
Jay Z dhe Beyonce nuk kanë dëshirë ta ulin veten aq poshtë sa të jenë personazhe të një reality show. Kanye West dhe Jay Z janë shokë të ngushtë, por Jay asesi nuk ka pranuar që t’i rrijë afër Kanyes nëse martesa e tij me Kim do të xhirohet dhe të transmetohet live në Tv.…

ShowBiz
Jay Z dhe Beyonce nuk kanë dëshirë ta ulin veten aq poshtë sa të jenë personazhe të një reality show. Kanye West dhe Jay Z janë shokë të ngushtë, por Jay asesi nuk ka pranuar që t’i rrijë afër Kanyes nëse martesa e tij me Kim do të xhirohet dhe të transmetohet live në Tv.
Një burim ka shpjeguar: “Jay është miku më i afërt Kanye dhe në këtë mënyrë dëshiron që ai të jetë shoqëruesi. Jay ka rënë dakord në fillim, por kishte një kusht – në asnjë rrethanë nuk mund të ketë ndonjë TV Show reality për të filmuar atë, gruan e tij Beyoncé apo vajza Blue Ivy gjatë ceremonisë”.
“Mendimi që të dalin në shoun e familjes Kardashian e tmerron Beyoncén. Ajo qëllimisht mban veten larg nga TV show të pavlerë dhe nuk është e përgatitur për të ulur standardet e saj për të gjithë, apo për ndonjë rast.. Bosët në E! janë duke bërë gjithçka për të transmetuar dasmën live, dhe do të paguajnë miliona për ta bërë atë të ndodhë”.
Se a është më e rëndësishme të ketë shokun e ngushtë afër, apo të fitojë miliona dollarë, kjo priet të shihet në vendimin që do të marrë Kanye.