Jay Z drejt gjykatës

Çdokush nga ju mund të mendojë se reperi Jay Z ka para me shumë të madhe, mirëpo edhe personat që posedojnë këtë gjë, shpesh mund të futen në telashe.

ShowBiz

20/03/2014 16:29

Reperi amerikan është duke u akuzuar nga sipërmarësi i Bronx, Dr Francois de Cassagnol i cili ka ngritur një padi kundër këngëtarit dhe kundër NBA’së për shkelje të të drejtave të markës tregtare me emrin Brooklyn Nets.

De Cassagnol ka dërguar disa dokumente të reja në gjykatë, të cilat janë të mjaftueshme që reperi të mirret në pyetje nga prokurorët më të mirë të vendit.

Reperi nuk iu është përgjigjur fare padisë prej 600 milionë dollarëve për çështjen e markës tregtare Brooklyn Nets, teksa në ditët në vazhdim pritet që tema të bëhet shumë serioze në gjykatë.