Java e ‘zezë’ në boks: Vdekjet dhe dështimet në testet anti-drogë pushtuan kryetitujt e medieve

Bota e  boksit ka kaluar një javë ‘të zezë’, me vdekjet dhe dështimet në testet e drogës që pushtuan kryetitujt e medieve të sportit.

Sport

28/07/2019 08:29

Gjatë kësaj jave, bota e boksit është shokuar me vdekjet tragjike të Hugo Alfredo Santillan dhe Maxim Dadashev.

Të dy lojtarët ndërruan jetë pas dëmtimeve të pësuara nga duelet e tyre, të cilat u zhvilluan kundër Eduardo Javier Abreu, respektivisht Subriel Matias, shkruan lajmi.net.

‘E zeza’ në boks vazhdon me faktin se ylli britanik i kategorive të rënda në boks, Dillian Whyte, ka rezultuar pozitiv në testet për substancat e ndaluara nga UKAD, para fitores ndaj Oscar Rivas.

I njëjti ishte dënuar edhe në vitin 2012 me dy vite mos boksim, pasi ishte kapur me substanca të palejuara, duke insistuar asokohe se nuk e dinte se janë të palejuara.

Edhe pse Whyte është kapur më herët me këto substanca, java e kaluar ishte ajo që ishte e ‘zezë’ për boksin.

Pas vdekjeve tragjike dhe dështimeve në teste, mbetet të shihet nëse Federata Botërore e Boksit do të ndryshojë ndonjë gjë në rregulloren e saj ose jo. /Lajmi.net/