Java e ardhshme me temperatura të ngrohta

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovë ka paraparë se mot i nxehtë do të mbajë edhe gjatë kësaj jave.

Lajme

10/05/2015 22:23

HMK paralajmëron se fushat me presion të lartë të cilat kanë përfshirë Gadishullin e Ballkanit do të jenë të qëndrueshme për katër ditët e ardhshme, dhe në këto kushte sipas IHMK-së do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesshme, të cilat vende-vende do të sjellin edhe riga lokale të shiut.

“Do të ketë orë më shumë me diell deri ditën e shtune , ku më pas pritet të vinë reshje të intensitetit mesatar. Temperaturat minimale gjatë kësaj jave do të lëvizin ndërmjet 6C deri 9C , kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 17C ditën e hënë deri 25C celsius, ditën e premte. Do të fryjë erë nga verilindje dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-12m/s”, thuhet në raportin e IHMK-së.