Java e ardhshme me mot jostabil, shi por edhe borë

Gjatë javës së ardhshme në Kosovë, temperaturat nuk do të jenë shumë të ulëta, por moti do të karakterizohet me të reshura shiu, e vende vende edhe borë. 

Lajme

31/01/2015 19:41

Prishtina Weather, bënë të ditur se ditëve të para të shkurtit parashikohet të mbajë mot jostabil, kryesisht me vransira dhe kohëpaskohe me të reshura shiu e gjatë mbrëmjes së ditës së hënë edhe të reshura bore.

“Ditën e martë do të mbajë mot pjesërisht i vranët. Edhe nesër parashikohet të ketë erëra pak më të theksuara kryesisht nga jugperëndimi. Erëra më shumë do të fryejnë edhe ditën e mërkurë dhe të enjte me hove deri në 17m/s (70km/h)”.

“Në aspektin termik, temperaturat deri të marten pritet të zbresin nga +7C në +4C, maksimalet, e minimale pritet të zbresin deri në -4C ditën e martë. Nga e mërkura sërish do të jenë në ngritje me maksimale deri në +7C, e minimalet do të ngriten mbi 0C”, bëhet e ditur në parashikimin e motit nga Prishtina Weather. (lajmi.net)