‘Jashtëtokësorët’ Messi dhe Ronaldo

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Thiago Motta ka lavdëruar dy bashkëlojtarët e tij Zlatan Ibrahimovic, Thiago Silva dhe Edinson Cavani për përfshirjen e tyre në listën e 23 finalistëve për Topin e Artë 2013. Por, ka një lajm të keq për ta dhe anëtarët e tjerë në garë për çmimin e futbollistit më të mirë të…

Sport

30/10/2013 21:00

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Thiago Motta ka lavdëruar dy bashkëlojtarët e tij Zlatan Ibrahimovic, Thiago Silva dhe Edinson Cavani për përfshirjen e tyre në listën e 23 finalistëve për Topin e Artë 2013.

Por, ka një lajm të keq për ta dhe anëtarët e tjerë në garë për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë. Ai beson se ylli i Barcelonës, Lionel Messi dhe ai i Real Madridit, Cristiano Ronaldo i takojnë një tjetër niveli.

“Që të tre e meritojnë të jenë në mesin e 23 finalistëve”, deklaroi Motta për të përditshmen sportive franceze L’Equipe.

“Por, vështirë se do të mund ta fitojnë çmimin sepse janë dy futbollistë që sipas meje vijnë nga një planet tjetër. E kam fjalën për Messin dhe Ronaldon, i pari edhe më tepër se i dyti”, u shpreh ish mesfushori i Interit.